Qeverite Shqiperi-Mali i Zi, nenshkruhen disa marreveshje te rendesishme | ABC News Albania

Qeverite Shqiperi-Mali i Zi, nenshkruhen disa marreveshje te rendesishme | ABC News Albania





Ashtu siç e ndjeu veten një vit më parë kryeministri Edi Rama në Mal të Zi të njëjtën ndjesi përjetoi edhe homologu i tij, Dushko Markoviç.

Dushko Markoviç: “Sot në Shkodër, unë e kam të njëjtën ndjesi, sikur jam në shtëpinë time”.

Qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi janë ulur për herë të parë në krah të njëri-tjetrit për të forcuar marrëdhëniet mes tyre.

Dushko Markoviç: “Duhet të forcojmë marrëdhëniet mes dy vendeve. Jemi të detyruar të përdorim këtë rast. Jam i mendimit se qytetarët tanë meritojnë më shumë se qorrsokakët ballkanike”. 

Edi Rama: “Duke filluar jo vetëm nga pika e hapjeve të reja kufitare që përbën jo vetëm sukses të përgatitur të këtij takimi, por edhe një bazë të gjerë, duke vazhduar me shfrytëzimin e vlerave të mëdha ekonomike dhe turistike që mbart e gjithë zona që bashkëndajmë”.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkodër, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe homologu i Malit të Zi, Mevludin Nuhodziç, firmosën marrëveshjen për hapjen e një pike të re kufitare në Zogaj, Shkodër. Kjo pikë  do të jetë funksionale për qarkullimin ndërkombëtar rrugor dhe të pasagjerëve. 

Një prej marrëveshjeve të rëndësishme është ajo për Policimin Ajror dhe Emergjencat Civile. Por edhe marrëveshja për Manaxhimin e Burimeve Ujore Ndërkufitare e firmosur nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi me homolgun malazez, Milutin Simović. 

Infrastruktura, energjia, siguria, turizmi janë disa nga sektorët, ku janë hapur dyert e bashkëpunimit midis dy vendeve në funksion të të cilave ishte edhe forumi i biznesit që u organizua me pjesëmarrjen e sipërmarrësve nga Shqipëria dhe Mali I Zi.

Erë dhe diell e shoqëroi mbledhjen e dy qeverive në Shkodër siç e përshkroi kryemininisri Edi Rama, i cili u shpreh aq i kënaqur nga ky takim sa nuk do të përjashtonte edhe ritet e vjetra që të mos i zinte syri i keq.

Edi Rama: “Kemi një traditë të përbashkët të vendosjes së hudhrave në një mjedis ku ka harmoni të plotë, për të larguar syrin e keq, megjithatë, besoj që në këtë rast është vetë Shkodra që largon çdo sy të keq nga takimi mes nesh”.

Kënaqësinë ia prishën deri diku mbështetësit e opozitës, që hodhën parrullat kundër tij dhe ministrave të kabinetit qeveritar./abcnews.al

source

And his master saw that the Lord was with him and that the Lord made all he did to prosper in his hand. – Genesis 39:3

todays world news – Qeverite Shqiperi-Mali i Zi, nenshkruhen disa marreveshje te rendesishme | ABC News Albania #worldnews #breakingnews #music #headlinenews

USA Today News Headlines

[su_feed url=”http://rssfeeds.usatoday.com/usatoday-NewsTopStories” limit=”20″]

USA News Headlines

[su_feed url=”http://rss.cnn.com/rss/cnn_us.rss” limit=”20″]

ABC NEWS Headlines

[su_feed url=”http://feeds.abcnews.com/abcnews/usheadlines” limit=”20″]